Sunday , December 4 2016
15095651_627944534032790_2048900613071869000_n

Disa të rinj italianë shpikin pajisjen hi-tech që mbron bletët dhe mjedisin

Revolucionarizimi edhe tek bletët është e reja më e fundit që na prezantohet, ku disa të rinj italian për të ndihmuar në ecurinë e zhvillimit të tyre kanë shpikur një teknikë hi-tech.
Ky mision i tre të rinjve është projekti i parë që vendos qëllime ambicioze, për të mbrojtur kosheret e bletëve, por edhe mjedisin.

Ideja e tre studiuesve Nicholas Calandri, Riccardo Balzaretti dhe Elia Nipoti, të cilët fal aftësive të ndryshme dhe hulumtimeve të shumta, ka ardhur tashmë me një plan konkret, pikërisht atë të ndërtimit të një pajisje elektronike e cila do të monitorojë kosheret e bletëve.

Pikërisht kjo pajisje do të interpretojë dhe do t’i tregojë njerëzve nevojat e bletëve, duke përcjell tingujt e tyre, erën, temperaturën, lagështinë.
Kjo pajisje Hi-Tech do të jetë në gjendje që të mbrojë bletët nga një mjedis gjithnjë e më shumë armiqësor.

Kohët e fundit është folur shumë në vende të ndryshme për mbijetesën e bletëve dhe se vitet e fundit për shkak të pesticideve e antibiotikëve, kjo specie po shkon drejt rriskut të zhdukjes.
Bletët janë boshti dhe motori i biodiversitetit, si dhe miqtë më të ngushtë të njeriut për shkak të prodhimit që ato i falin.

Për këto arsye këta studiues kanë menduar dhe kanë filluar krijimin e një sistemi inovativ, i cili monitoron në mënyrë elektronike në koshere parametra të tillë si cilësinë e ajrit por edhe parametrat e tjerë vital të tyre, duke i mbrojtur nga çdo lloj rreziku.

Kjo teknologji është e vetëqëndrueshme, sepse përdor energjinë diellore duke kontribuar në këtë mënyrë dhe në mbrojtjen e mjedisit.
Për ta bërë realitet këtë teknologji të tre hulumtuesit e rinj kanë nisur fushatën me prezantimin e kësaj teknologjie, e cila do të jetë në ndihmë të atyre zonave ku bletët janë me të vërtetë në rrezik më të madh të zhdukjes, citon elbasani plus.

15095651_627944534032790_2048900613071869000_n 15109621_627944520699458_1477175347848857459_n 15230733_627944497366127_1463510515414927397_n

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *