Thursday , December 8 2016
15310866_1335474063137647_468719766_o

Dita Botërore kundër HIV-AIDS, Elbasani pëson rritje të numrit të të prekurve. Raste alarmante për fëmijët

1 dhjetori është Dita Botërore kundër HIV-AIDS, ku edhe në Elbasan është bërë një fushatë ndërgjegjësuese për këtë sëmundje.
Në Shqipëri janë diagnostikuar me këtë sëmundje 984 persona gjithsej, që nga viti 1993 kur edhe është zbuluar rasti i parë në vendin tonë.
Ndërkohë, vetëm këtë vit janë 102 raste të diagnostikuara në të gjithë vendin, me grupmoshën 25-45 vjeç që është më e prekur, pa lënë mënjanë edhe 41 raste të fëmijëve nën 15 vjeç.
Bëhet fjalë për 280 femra dhe 704 meshkuj dhe deri më tani janë raportuar 185 vdekje nga kjo sëmundje.
Ndërkohë, aktualisht jan 455 persona që marrin terapi intensive me antiretroviralë.
Përsa i përket Elbasanit janë 60 raste gjithsej dhe vetëm këtë vit janë identifikuar 9 raste të reja, më e madhja ndër vite në këtë qytet. Nga numri total i të prekurve, 20 janë femra dhe 40 meshkuj.

15310866_1335474063137647_468719766_o 15322485_1335473516471035_1786203092_o 15311430_1335473693137684_1080828620_o 15311426_1335473929804327_515002245_o 15271626_1335473379804382_1553155487_o

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *