Sunday , November 19 2017

“Dita pa makina”, të rinjtë me biçikleta mbushin qytetin e Elbasanit

Qindra nxënës, të rinj e qytetarë të Elbasanit ju bashkuan nismës “Dita pa Makina”, një aktivitet i cili synon uljen e nivelit të ndotjes në qytet.
Bashkia Elbasan, në kuadër të javës Europiane të Lëvizshmërisë, prej datës 16-22 Shtator i është bashkuar nismës së Ministrisë së Mjedisit për të organizuar një sërë aktivitetesh për mbrojtjen e mjedisit.


Prej orës 10:00 deri në 11:00 qarkullimi i makinave në Bulevardin “Aqif Pasha” nga stadium deri tek kryqëzimi “1 Maj” u bllokua duke i dhënë qytetit, jo vetëm më shumë liri, por edhe një pamje më të bukur të qindra të rinjve që lëviznin me biçikleta. 
Nënkryetari i Bashkisë Z. Klevis Xhoxhi tha se kjo nuk është iniciativa e vetme e Bashkisë për të ulur ndotjen e mjedisit. Pas veprën gjigande të ndërtimin të inceneratorit, tashmë Bashkia po ndërmerr të tjera masa, siç është ndërtimi i terminalit të autobusëve interurbanë.
Ndërtimi i këtij terminali bën të mundur që mjetet të mos hyjnë në qytet por të kenë vendet e caktuara në periferi. Po ashtu ndalimi i mjeteve të rënda gjatë ditës të hyjnë në qytet ka dhënë një përmirësim të ndjeshëm.
Bashkia e Elbasanit tashmë ka vendosur edhe 4 pika të monitorimit të ajrit në qytet të cilat do të japin një pasqyrë reale të nivelit të ndotjes, statistika të cilat do të jenë të aksesueshme nga të gjithë qytetarët.
Nismës së “Ditës pa makina” ju bashkuan edhe deputetët Evis Kushi e Arben Kamami të cilët vlerësuan nismat e bashkisë për uljen e nivelit të ndotjes duke u bërë thirrje qytetarëve të lëvizin sa më shumë të jetë e mundur pa makina.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: