Saturday , December 3 2016
djathi

Djathi mund të krijojë varësi njëlloj si droga.

Shkencëtarët kanë zbuluar se djathi përmban një kimikat që gjendet edhe në drogat varëse.

Ekipi që e ka kryer këtë studim ishte përcaktuar të zbulonin se përse ushqime të caktuara krijojnë varshmëri më të madhe se të tjerat, transmeton Telegrafi.

Duke e përdorur Yale Food Addiction Scale – e cila është dizajnuar për ta matur varësinë e një personi – shkencëtarët kanë zbuluar se djathi është potent i fuqishëm sepse përmban kazeinë.

 Kjo substancë, e cila gjendet në të gjitha produktet djathore, i aktivizon receptorët opioid të trurit, e të cilët janë të ndërlidhur me varshmërinë.

Autorët gjithashtu kanë zbuluar se ushqimet e proceduara janë më të ndërlidhura me sjelljet varëse, ku ushqimet yndyrore janë më të vështirat për të hequr dorë nga to.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *