Thursday , April 19 2018

Dobitë shëndetësore të dardhës.

Dardha, përveç shijes së mirë dhe të ëmbël që ka, ofron edhe disa veti të tjera në shëndet, ju ndihmon të parandaloni një sërë sëmundjesh. Studime të shumta kanë treguar se dardha është një frut me mjaft vlera ushqyese dhe kurative në të njëjtën kohë, që e ndihmon trupin e njeriut në tërësi.

Dardha përmban një sasi mjaft të pasur me vitamina A, C, K, B2, B3 dhe B6.

Fruti i dardhës ka veti detoksifikuese, që ndihmon në nxjerrjen apo largim sa më të shpejtë të toksinave nga organizmi, duke rritur prodhimin e acidit uric, i cili u vjen në ndihmë, sidomos personave  që vuajnë nga artriti urik. Gjithashtu dardha njihet edhe për efektet qetësuese, sidomos kundër djegieve të stomakut, gastriteve, kolitit apo kundër problemeve në zorrë të trashë.

Por dardha nuk konsumohet vetëm si frut. Ajo mund të përpunohet. Lëngu i dardhës është mjaft i mirë dhe ndihmon në qetësimin e fytit të skuqur nga kolla.

Edhe gjethet e dardhës janë të dobishme, ato mund të përdoren kundër sëmundjeve të rrugëve urinare.

Cipa e dardhës bën mirë për pastrimin e veshkave ndërsa lëngu që përftohet nga zierja e degëve të dardhës ndihmon në uljen e temperaturës.

Dardha është shumë e pasur me fibra dhe e mbushur me veprimtari ushqimore antioksidantësh.

Acidi hydroxycinnamic, që gjendet tek dardha parandalon kancerin e mushkërive dhe stomakut.

Për shkak se është e pasur me mjaft vitamina  dhe fibra dardha ul kolesterolin në gjak. Ndihmon në lehtësimin e dhembjeve të kyçeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: