Thursday , December 8 2016
Republican presidential candidate, businessman Donald Trump stands during the Fox Business Network Republican presidential debate at the North Charleston Coliseum, Thursday, Jan. 14, 2016, in North Charleston, S.C. (AP Photo/Chuck Burton)
Republican presidential candidate, businessman Donald Trump stands during the Fox Business Network Republican presidential debate at the North Charleston Coliseum, Thursday, Jan. 14, 2016, in North Charleston, S.C. (AP Photo/Chuck Burton)

Donald Trump: “Do t’i jap fund marrëveshjes me Kubën”

Donald Trump deklaroi se do t’i japë fund paktit mes SHBA dhe Kubës, nëse qeveria kubane nuk përmirëson ofertën e saj.

Presidenti Barack Obama ka punuar që të përmirësojë raportet me vendin komunist, diçka që kulmoi me vizitën e tij historike atje në mars të vitit 2016.

Por presidenti i zgjedhur kërcënoi se mund t’i japë fund këtij pajtimi të brishtë. Mesazhi i Trump në “Twitter”, forma e preferuar e komunikimit për të, u publikua ndërsa mijëra kubanë bënin homazhe për Fidel Castron që ndërroi jetë të premten.

“Nëse Kuba nuk ka dëshirë të bëjë një marrëveshje më të mirë për popullin kuban, për kubano-amerikanët dhe për SHBA në tërësi, unë do t’i jap fund marrëveshjes”, shkroi Trump në “Twitter”.

Republikani miliarder kishte premtuar edhe gjatë fushatës se do t’i jepte fund përpjekjeve për të përmirësuar raportet me Kubën. Disa orë pas vdekjes së 90-vjeçarit Fidel Castro, Trump tha se ai ishte një diktator brutal, megjithëse nuk e përmendi premtimin e fushatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *