Tuesday , December 6 2016
canada-subtweet-america-during-election-kot1478852425

Doni të shkoni në Kanada? Nuk ka më vende, sepse qindra-mijëra amerikanë kanë bllokuar radhën

Zgjedhja në krye të presidencës së SHBA-ve të Donald Trump ka bërë që shumë amerikanë t’i frikësohen së ardhmes në vend. Pothuajse 9,000 km i gjatë, kufiri kanadezo-amerikan duket se është bërë vija e shpresës për të gjithë ata amerikanët që i druhen presidencës së Donald Trump.

Trump gjatë fushatës së tij ka folur për ndërtimin e një muri mes SHBA-së dhe Meksikës për të emigrantët që vijnë në mënyrë ilegale nga ky shtet, por mesa duket janë vetë amerikanët ata që mund të largohen.

Gjatë këtyre zgjedhjeve, ideja e amerikanëve për të emigruar në Kanada u bë një deklaratë politike, shkruan “BBC”.

Të famshmit si Snoop Dogg, Bryan Cranston, dhe Lena Dunham kanë kërcënuar se do të lëvizin në veri të kufirit për t’i shpëtuar presidencës së Trumpit. Por kjo mundësi u bë realitet natën e së martës, kur faqja zyrtare e Emigracionit të qeverisë kanadeze në internet u bllokua për shkak të asaj që zyrtarët e quajtën “një rritje të konsiderueshme vizitorëve”.

Deri tani, sipas statistikave e ofruara nga qeveria, më shumë se 200,000 njerëz u përpoqën të hynin në faqe rreth orës 11 të darkës kur ajo u bllokua.

Amerikanët kishin bllokuar rreth 50% të trafikut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *