Tuesday , December 11 2018
Loading...

Drejtori i ri i Mjedisit Elbasan kërkon ndihmën e qytetarëve me këtë mesazh.

Përpara dy javësh, Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla  shkarkoi Kryeinspektoren e Mjedisit në Elbasan,  pas ankesave të banoreve të Bradasheshit në llogaridhenien publike që u zhvillua për ndotjen që vjen nga Rafineria e Naftës apo uzinat në këtë zonë.

Gjithashtu Balla në këtë takim paralajmëroi edhe Kryeispektorin e ri duke deklaruar se “Dua t’i them Kryeinspektorit të ri që ke vetëm 1 muaj kohë. O merr fund tymi me helm dhe mbetjet e naftës në kanalet vaditëse, o ty dhe shefit tend do të jem unë që do t’ju bëj kallzim penal për shpërdorim detyre”.

Mesazhi i plotë:

Shkarkimi  u bë i ditur gjatë një takimi për llogaridhënien publike

Shkurti: Aleancë me qytetarët ,luftë pa kompromis me dëmtuesit për një mjedis më të pastër.

Bashkëqytetarë! Miq të mjedisit, banorë të qarkut Elbasan! Së bashku mund të bëjmë shumë. Zoti na ka bërë dhuratë gjërat më të çmuara dhe më të bukura që kemi, një ndër to është jeta. Fatkeqësisht sot më shumë se kurrë jeta jonë rrezikohet nga shumë faktorë që po e marrin atë. Ndotja e mjedisit renditet një ndër rreziqet dhe si një ndër shkaqet kryesore të humbjes së jetës dhe ne jemi përgjegjësit, ku në mënyrë direkte apo indirekte ndikojmë në cilësinë e mjedisit. Nëse cilësia e jetës së mjedisit ulet, paralelisht ulet dhe cilësia e jetës së njerëzimit. Ajri që thithim dhe ushqimet që konsumojmë ndikojnë drejtëpërdrejt në shëndetin tonë. Astma, bronkiti, kanceri, problemet me lëkuren janë disa nga pasojat e një mjedisi të ndotur që i vuan organizmi ynë dhe për këtë secili prej nesh është përgjegjës. Ajo letra e çokollatës e hedhur në rrugë, qeset me mbeturina e hedhur jashtë kazanit, ambalazhet plastike të hedhura në natyrë mund të mos na duken të rrezikshme por disa nga keto produkte duan nga 100-500 vite të dekompozohen. Kjo do të thotë se ne kemi në dorë jo vetëm shëndetin tonë por edhe atë të brezave të ardhshëm, të kujdesemi për një mjedis të pastër ashtu sikurse kujdesemi për ushqimin, veshjet, shtëpinë apo punën. Një mjedis i pastër nis gjithmonë nga shtëpia jonë,lagja jonë,fshati apo qyteti ynë, ambjentet e ngushta dhe të përbashkëta (duke mos ndodur vend e pavend me hedhjen e mbeturinave) e deri te oxhakët e punishteve apo fabrikave.

 

Qytetarë të qarkut të Elbasanit natyra është treguar bujare me ne kemi lumenj, liqene, pyje, toka buqësore etj. , na ushqen e na jep jetë çdo ditë por nëse ne nuk tregohemi mirënjohës me të, atëherë brezat që vijnë nuk do të kenë fatin tonë . Duhet të veprojmë sot për një mjedis të pastër të sigurojmë të ardhmen e fëmijëve, të mos përsërisim gabimet e brezave të kaluar të cilët nga lakmia ekonomike e anashkaluan ekologjinë. Degradimi i mjedisit ka ndikim jo vetëm te qenia njerëzore por edhe te ekosistemet natyrore, te kafshët dhe bimët. Nuk është turp të kritikoni dikë apo ta këshilloni se çfarë sjelljesh duhen patur ndaj mjedisit por është detyrë morale dhe një vlerë publike. Së bashku të përpiqemi dhe të besojmë në një botë ku: a) Të ketë ushqim për të gjithë . b) Të ketë ajër të pastër dhe mjedis të sigurtë për të gjithë . c) Të gjithë të ndajmë vlerën e resurseve natyrore dhe tokësore. Toka, ajri dhe uji nuk janë trashëgimi nga etërit tanë, por një hua për fëmijët tanë. Pra, ne duhet t’i dorëzojmë ato të paktën ashtu si na janë dorëzuar nga të parët!.

ISHPMU Elbasan ka një mision tepër të vështirë, por mendojmë se falë bashkëpunimit mund t’ia dalim. Por në këtë betëjë jo të lehtë ne kemi ne krahun tone dhe 7 bashkitë e këtij qarku që për veçse ligji i ngarkon për detyrë menaxhimin e territorit dhe mbetjeve urbane gjatë punës tonë do të jenë bashkëpunetorët tanë strategjikë për mbrojtjen e mjedisit , florës dhe faunës! Kjo pasi vetëm duke u bashkuar të gjithë rreth faktit për një mjedis të pastër ne do të rikthejmë asryen për të jetuar në një mjedis ku të gjithë punojnë dhe sakrifikojnë për të pasur një jetë sa më të mirë dhe me sa më pak probleme. Të gjithëve na vjen keq kur shikojmë ambjent të ndotur, kështu së paku, kujdesuni për ambjentet e ngushta dhe denonconi pranë inspektoriatit tonë rastet flagrante të ndotjes. Detyrat që na bashkojnë me nismën e Qeverisë “Për një Shqipëri të pastër”, na bëjnë të marrim masa konkrete ndaj çdo faktori ndikues në ndotje. Shpresojmë që qarku i Elbasanit së pari, por jo vetëm, Lumit Shkumbin, Lumit Devoll, Liqenet e Dumresë apo çdo vlerë mjedisore në këtë Qark (theksuar pyjet) të kenë pastërtinë që meritojnë, padyshim dhe të mbrohen duke bërë që besueshmëria e çdo banori të rritet, dhe pse jo të garantojmë mjedis të shëndetshëm. Pra, kërkojmë ndihmën dhe angazhimin e çdo kujt, nga banorë deri tek bizneset për të gjetur alternativa apo përmirësuar cilësinë e mjedisit të përbashkët, duke na ndihmuar dhe ne në zbatimin me përpikmëri të ligjit dhe implementimin e praktikave më reale në fuqinë që ai jep për të marrë masa dhe për të vendosur raporte të drejta natyrore. Mbjellja e drurëve frutorë e pyjorë do ketë vëmendjen tonë, kështu mbështesim çdo nismë të tillë.

Elbasani mund të bëhet një guidë e bukur dhe shumë terheqëse duke vizituar Kalanë e Ebasanit, Univesitetin , për të vazhdur në Ujvarën e Sotirës në Gramsh, Liqenet e Belshit , Parkun e Shebenikut në Librazhd me shumë Liqene akullnajore dhe shpella endermile! Por për të mbrojtur të gjitha këto vlera që mjedisi në këtë Qark të jetë i pastër, ashtu siç ne e meritojmë duhet një bashkëpunimi midis nesh duke denocuar çdo rast dhe ne do jemi pranë jush për të ndërhyrë duke zbatuar ligjin për mbrojtjen e mjedisit!

Faleminderit Enver Shkurti !