Wednesday , October 18 2017
Loading...

Dritan Prifti është në gjendje kritike: Doja të isha me ju, por nuk mundem fizikisht

Ish ministri i Ekonomisë dhe Energjitikës, Dritan Prifti është në gjendje të rëndë për jetën.

Ai ndodhej i shtruar në një spital në Itali. Më pas u transferua në Gjermani ku i është nënshtruar edhe një operacioni tepër të vështirë por pa përmirësime në shëndetin e tij. Newsbomb.al mëson se Prifti vuan nga një sëmundje e rëndë e gjakut çka e ka bërë publike vetë disa muaj më parë.

Sot Dritan Prifti është kthyer në Shqipëri dhe vijon të jetë në gjendje kritike për jetën.

“Nuk do kishte kënaqësi më të madhe për mua sesa të kisha mundësi të kandidoja dhe përfaqësoja përsëri Ju në politikë. Por nuk mundem fizikisht. Kam mbi një vit që luftoj me një sëmundje agresive dhe të vështirë gjaku. Kurimi vazhdon dhe pak muaj dhe nuk më jep mundësi të shkëputem për fushatë. Kam bindjen që do ta kaloj dhe këtë siklet shpejt. Nuk dua të mërziteni”, u shpreh Prifti në muajin maj kur u pyet nëse do të kandidonte në zgjedhjet e 25 qershorit.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: