Dumreja nën dëborë, ngricat rrezik aksidentesh - ElbasaniPlus
Saturday , April 29 2017

Dumreja nën dëborë, ngricat rrezik aksidentesh

Reshjet e shumta të dëborës të rëna së fundmi, kanë mbuluar thuajse gjithë fshatrat e zonës së Dumresë. Belshi u zgjua këtë fundjavë i zbardhur nga bora dhe  kjo panoramë ishte edhe më e bukur me liqenin pranë.

Gjithashtu edhe në fshatrat përreth si Grekan, Gradisht, Fierzë, Rrasë e Kosovë, bora ishte evidente. Por duket se temperaturat e ulta që pasuan borën, krijuan ngrica dhe akull gjithandej. Rrugët e fshatrave të sipërpërmendura, janë realisht të kalueshme por rreziku i rreshkitjes për shkak të ngricave është evident. Në kushte të tilla autoritetet rrugore këshillojnë që shoferët të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë normat e shpejtesisë pasi siç dihet aksi Belsh-Lushnje apo ai Belsh-Pajovë, janë rrugë të ngushta dhe me kthesa të shumta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: