Dy aksidente në pak orë në Librazhd, 1 i vdekur - ElbasaniPlus
Wednesday , March 29 2017

Dy aksidente në pak orë në Librazhd, 1 i vdekur

Në një hark kohor të shkurtër 2 aksidente ndodhën në zonën e Librazhdit ku për pasojë 1 person humbi jetën dhe 2 të tjerë mbetën të plagosur.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Librazhd, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Besnik Çela, 37 vjeç, banues në fshatin Manastrec

Ky shtetas, u arrestua nga efektivat e policisë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Benz” kamion me targa PG 2549 B, në aksin rrugor Qukës-Stravaj, në afërsi të fshatit Manastrec, ka aksidentuar me pasojë vdekjen e këmbësorit, shtetasin H.P, 48 vjeç banues në fshatin Stravaj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

Në një tjetër aksident, mbetën të plagosur dy persona.

“Miger Leka 27 vjeç u arrestua nga efektivat e policisë, pasi duke drejtuar mjetin motor tip “Yamaha” pa targa dhe i pa pajisur me leje drejtimi, në afërsi të fshatit Kotodesh, ka dalë nga rruga. Si pasojë, është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit dhe këmbësori shtetasi M.M, 26 vjeç, banues në fshatin Kotodesh. Të dy shtetasit, janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Librazhdit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.”

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit pa dëshmi” në rastin e aksidentit të dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: