Sunday , December 4 2016
flori

Dy vjet pa Dr. Florin, ja si e kujtojnë familjarët dhe miqtë e ngushtë (Foto)

Kantautori i mirënjohur shqiptar Dr. Flori, i cili ndërroi jetë 2 vjet më parë, është kujtuar nga familjarët dhe miqtë e afërt thuajse çdo ditë.

Por në këtë përvjetor të dytë të vdekjes, mjaft i ndjerë ka qenë kujtesa e bashkëshortes së tij, Blerinës, e cila ka publikuar një foto të djalit të tyre Danielit teksa sheh foton e babait të tij.

Gjithashtu vëllai Alban ka publikuar një foto së bashku me mbesën Kaltrinën duke theksuar se malli vetëm sa shtohej ditë pas dite. Edhe miqtë më të ngushtë të Dr.Florit e kanë kujtuar sërish përmes postimeve të tyre.

Personazhe të njohur si komediani Ermal Mamaqi, Landi i West Side Family, këngëtarja Aurela Gaçe, këngëtarja Eli Fara dhe emra të tjerë e kanë kujtuar sërish sot figurën e tij përmes postimeve në rrjete sociale ku shprehin ende habinë që ai nuk është më në jetët e tyre fizikisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *