Wednesday , December 12 2018
Loading...

Dyfishohen lejet e ndërtimit, INSTAT nxjerr listën e qyteteve të prekura. Shikoni Elbasanin

Instituti i Statistikave ka bërë me dije ditën e djeshme se janë dyfishuar lejet e ndërtimit të dhëna në vend për tre muajt e parë të vitit.

Në total janë dhënë 221 leje ndërtimi për ndërtesa të reja të shpërndara në të gjithë vendin, për periudhën janar –mars të vitit 2018. Lejet e ndërtimit janë rritur 118 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017. Edhe sipërfaqja e miratuar për ndërtimet e reja është dyfishuar duke e krahasuar me një vit më parë.

Sipas statistikave zyrtare në Tiranë, numri i lejeve të ndërtimit është 65, nga 43 leje ndërtimi që ishte një vit më parë. Në Durrës u dhanë 23 leje ndërtimi, nga 11 leje ndërtimi që u dhanë një vit më parë, në Elbasan 19 leje, ndërsa në Fier 33 leje, nga 7 leje ndërtimi që u dhanë një vit më parë.