Wednesday , December 12 2018
Loading...

E bujshme/ Pas fitimit të Champions League Zidane braktisë realin. Arsyeja

Zinedin Zidan nëpërmjet një konference shtypi njoftoi surprizën për të zyrtarizuar largimin e tij nga Reali i Madridit. Ky njoftim për tifozët madrilène ishte si një një rrufe në qiell të hapur.

Zidane njoftoi vendimin e pakthyeshëm në qendrën e Valdebebas, duke lënë skuadrën spanjolle në kulmin e suksesit, pas plot 878 ditësh në drejtim dhe 9 titujsh të fituar.

“Vendosa të mos vazhdoj më në pankinën e Realit. Është moment i vështirë për mua, por tepër i rëndësishëm. I dua të mirën kësaj skuadre dhe presidentit e për këtë, është e drejtë që ekipi të ndryshojë. Mund të jetë një mirupafshim pasi do vazhdoj të mbështes Realin”, tha Zinedin Zidan.

Ish-mesfushori i Realit arriti të impresionojë me sukseset në pankinë, por tani vendos të largohet pa zbuluar se kush do të jetë hapi i ardhshëm në karrierën e tij.

Dorëheqja e Zidane nga Real Madriti nuk duket se është ndikuar nga ndonjë klub tjetër, pasi vetë ai ka theksuar se ka nevojë për një pushim, e nuk do të drejtojë asnjë skuadër tjetër.

“Kam një dashuri të madhe për këtë klub, për këtë arsye dua që të jem pranë tij gjithë jetën”, u shpreh Zinedin Zidane.