Sunday , December 11 2016
15073413_625244767636100_5270143078377750526_n

E Çuditshme/ Një piramidë brenda një tjetre, ja ku ndodhet ajo (Foto)

Arkeologët kanë zbuluar së fundmi një piramidë të vogël brenda një tjetre më të madhe, sikur të ishte një matrioshka gjigande. Pikërisht në tempullin e Kukulkan, në vendin arkeologjik të Chichen Itza, Jukatan, ku janë gjendur dy piramida është gjendur dhe kjo e fundit.

 

Hulumtuesit e Universitetit Kombëtar të Meksikës, kanë gjetur një piramidë prej rreth 10 metrash në një piramidë të dytë prej 20 metrash, e cila është zbuluar në vitin 1930.

 

Nga ana tjetër, piramida e dytë ëhstë ruajtur nga një strukturë prej 24 metrash, e cila është e dukshme për vizitorët.

 
Piramida e re e vogël është zbuluar në sajë të një sistemi jo-invaziv, tre-dimensional, i cili ka lejuar shikimin e saj në brendësi, duke e krahasuar atë me një kukull ruse brenda një kutie kineze.
Sipas ekipit të ekspertëve, piramida prej 10 metrash mund të jetë ndërtuar në mesin e viteve 550 dhe 800, e cila mudn të japë një informacion të rëndësishëm mbi të kaluarën dhe zhvillimin e Maya-s.

 

Shkencëtarët supozojnë se piramida e parë ishte e mbuluar nga një e dytë, e cila mendohet se daton nga viti 800 në 1000.

 
Kjo piramidë është ndërtuar në faza të ndryshme, gjë kjo që shpjegon dhe vumrin e priamidave të tjera të zbuluara në brendësi të njërës, citon elbasani plus.

15055798_625244830969427_5784362529202508970_n 15037338_625244790969431_3494455171164567496_n

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *