Thursday , December 8 2016
15178968_631657276994849_748424650759507023_n

A e dini që ekziston kopshti me bimët më helmuese në botë? Ja ku ndodhet ai (foto)

Kopshti Poison është cilësuar si i vetmi park në botë që përmban bimët më të rrezikshme në botë.
Në hyrje të tij mund të lexoni”këto bimë mund t’ju vrasin”. Pikërisht kjo është mënyra se si mirëpret vizitorët e tij ky park i ndodhur në Alnwick, në veri të Anglisë.

Nuk bëhet fjalë për një park në filma, por për një të vërtetë dhe të rrethuar nga bimët më helmuese në botë.
I cilësuar dhe i njohur me emrin Kopshti i Helmeve, ai përmban rreth 100 bimë që fjalë për fjalë mund t’ju vrasin, citim ky i deklaruar nga studiues të ndryshëm.
Këto bimë mund të vrasin si të rriturit dhe fëmijët, por vizitat në të nuk janë ende të ndaluara madje është bërë një vend shumë atraktiv për turistët që kanë dëshirë dhe që i duan shumë sfidat.
Ky kopësht ndodhet pikërisht pranë kështjellës ku është realizuar filmi i Harry Potter.

Ai është ndërtuar me urdhër të dukeshës së Anglisë, Jane Percy dhe është hapur në vitin 2001.
Jane thuhet se është frymëzuar nga kopshti botanik i Padovës, për të krijuar një të tillë në vendin e saj.
Në këtë park pas një porte të zezë janë vendosur bimët më helmuese e më toksike që ekzistojnë në botë. Siç e thamë nuk është e rrezikshme që të vizitohet ky park, por të gjithë njerëzit që duan të bëjnë një gjë të tillë duhet të ndjekin me përsosmëri shoqëruesin që ndodhet gjatë gjithë kohës aty.

Që nga viti 2004, Kopshti Poison është bërë një nga atraksionet më të njohura turistike me turistë që duan të shohin një tjetër aspekt të Anglisë. Ka bimë shumëngjyrëshe të shpërndara mbi 500 metra katrorë, të cilat përdoren kryesisht për qëllime mësimore dhe edukative, ose për të mësuar se natyra mund të ndikojë dhe kushtëzojë njeriun, citon elbasani plus.

15219975_631657320328178_8905129006808312673_n 15181549_631657286994848_3906498820702444378_n 15178968_631657276994849_748424650759507023_n

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *