Thursday , April 19 2018

A e dini se çokollata mbron organizmin nga shumë sëmundje?

Ëmbëlsira që nuk do të refuzonim dot është pikërisht çokollata. E bardhë, e zezë me fruta apo jo nuk ka rëndësi. Përveç shijes së parezistueshme secila prej tyre ka disa efekte befasuese në shëndetin e njeriut.

Ekzistojnë lloje të ndryshme të çokollatës.

Çokollata e pastër, pa sheqer përmban vetëm kakao dhe gjalpë kakaoje, ndërsa ajo që ne e konsumojmë sot është një kombinim i kakaos me sheqer.

Çokollata me qumësht është një kombinim midis kakaos, qumështit të freskët apo atij pluhur dhe sheqerit etj.

Çokollata është një prej kënaqësive më të mëdha në jetë dhe si e tillë shijohet në maksimum, por ajo ndikon edhe shumë pozitivisht tek shëndeti i njeriut.

Çokollata e zezë ndikon pozitivisht në rrugët e frymëmarrjes, lufton kancerin, stimulon trurin, parandalon kollën, citon Elbasani Plus.

Sipas kërkimeve të fundit, konsumimi i sasive të caktuara të çokollatës ndihmon në luftimin e sëmundjeve të ndryshme, por duhet pasur shumë kujdes kur bëhet fjalë për sasinë sepse konsumimi i tepërt çon në rritje të kolesterolit.

Shkrirja e çokollatës në gojë ndikon në rritjen e aktivitetit të trurit.

Këto pra janë dobitë që i kemi nga konsumimi i çokollatës, prandaj nëse dëshironi t’i parandaloni sëmundjet e caktuara konsumojeni atë, por kuptohet në sasi të moderuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: