Saturday , December 10 2016
bebe-syri

A e dini se, inteligjenca juaj mund varet nga madhësia e bebes së syrit?

Kemi dëgjuar shpeshherë më të mëdhenjtë që të na thonin se, ‘tjetrin shikoje që në sy’, dhe do ta kuptosh më së miri. Dhe në fakt nuk e kanë patur gabim, pasi një person mund ta kuptosh shumë mirë vetëm duke e parë drejt e në sy, nëse po të thotë të vërtetën ose jo.

Pra shikimi drejt  e në sy, tek tjetri është shumë domethënës. Por tani përveç këtyre fakteve të lartpërmendura, studiues të ndryshëm pohojnë se, përmes syve mund të arrijmë të zbulojmë edhe nivelin e inteligjencës së tjetrit. Psikologu Jason S.Tsukahara bashkë me kolegët e tij, bënë një studim të ri dhe kanë zbuluar një lidhje mjaft pozitive mes madhësisë së bebëzave dhe aftësisë konjiktive.

Por  e rëndësishme është që nuk duhet harruar fakti se, bebëzat zmadhohen edhe kur syri nuk ka dritë majftueshëm. Intersant është fakti që, ç’lidhje ka bebja e syrit pak më e madhe se mesatarja me inteligjencë? Siç duket ndryshimet në madhësinë e saj ndodhin jo vetëm si pasojë e nevojës së dritës, por ka edhe faktorë të tjerë që çojnë në lidhjen e inteligjencës tonë.

Po kështu studime të shumta, të bëra shumë më herët që në vitet 1960, tregojnë se madhësia e bebëzave pasqyron proceset e brendshme mendore. Natyrshëm na lind pyetja: A janë njerëzit me bebëza syri të mëdha më inteligjentë se të tjerët?

Për sa pamë më lart dhe sipas shkencëtarve, mund të themi që po, njerëzit me bebëza më të madha të syrit janë më inteligjentë se të tjerët.  Por, kjo sigurisht nuk është domosdoshmërisht e saktë, por mbetet gjithmonë një hipotezë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *