Monday , April 23 2018

A e dini se kafeja vepron ndryshe te femrat dhe ndryshe te meshkujt?

Pothuajse secili nga ne e fillon ditën me një filxhan kafeje, dhe e mbyll po me të. Madje ka persona që mund të  pinë edhe mbi katër apo pesë filxhanë kafeje në ditë.

Mirëpo studiuesit amerikanë kanë zbuluar së fundi se, kafeina nuk ka efekt të njëjtë tek meshkujt dhe femrat, madje edhe kur bëhet fjalë për sasi shumë të vogla, citon ElbasaniPlus.

Ata shprehen se edhe pse ju mund të konsumoni sasi të vogla kafeine shtypja e gjakut ka gjasa të rritet më shumë tek meshkujt sesa tek femrat, po ashtu edhe pulsi përshpejtohet më shpesh tek fëmijët djem sesa ato femra.

Studiuesit besojnë se reagime të tilla lidhen me harmonet, edhe pse ende nuk kanë arritur ta shpjegojnë këtë reagim ndryshe të konsumimit të kafeinës dhe gjinitë e ndryshme.

Personat që morën pjesë në studim morën vetëm dy miligramë kafeinë, gjë që është një pikë uji në det në krahasim me sasinë e pijeve energjetike me kafeinë që konsumojnë fëmijët,citon ElbasaniPlus.

Rezultatet janë publikuar në revistën profesionale “Pediatrics”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: