Sunday , December 4 2016
patatja-e-sterbleves

E dini se, konsumimi i patateve, ulë rrezikun e kancerit?

Mund të themi se, patatja është një ndër perimet më të preferuara dhe më të përdorshmet pothuajse nga të gjithë ne. Por, pasi të lexoni këtë artikull, të jeni të bindur se edhe ata që nuk e preferojnë pataten do të bëhen konsumues të rregullt të saj.

Patatja është njëra ndër perimet që hyjnë në familjen e perimeve të bardha. Konsumimi me shumicë i perimeve të bardha e ulë rrezikun e prekjes nga kanceri në stomak.

Ky është përfundimi që kanë dalë një grup shkencëtarësh nga Universiteti Zhejiang në Kinë, të cilët zbuluan se konsumimi i lulelakrës, patateve dhe qepëve ul shanset për t’u prekur nga kanceri në stomak.

Po sipas ekspertëve,e kundërta ndodhë me konsumin e birrës, pijeve të forta alkoolike dhe ushqimeve të konservuara, që, rrisin rrezikun për t’u prekur nga kanceri.

Lakra dhe selinoja,  janë mbrojtëse të mira kundër kancerit gjithashtu.

Besohet se të gjitha perimet përmbajnë vitamin C, që gjendet me shumicë tek patatet dhe që vepron si antioksidues kundër problemeve me stomakun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *