Monday , December 5 2016
15027629_620242511469659_7856201033880891712_n

A e dinit se qentë dhe macet mund të vuajnë nga diabeti njësoj si njerëzit?

Jo vetëm njerëzit, por edhe kafshët si qentë e macet mund të jenë të rrezikuar nga sëmundja e diabetit edhe pse nga studiuesit thuhet se kjo mund të prek një në 100 kafshë, sërish vigjilenca duhet të jetë e lartë për të parandaluar ndodhinë e saj.

Për të ndihmuar kafshët dhe me rastin e Ditës Botërore të Diabetit që është 14 nëntori, Shoqata Kombëtare e Veterinarëve në Itali, mendon të organizojë një aktivitet falas për të gjithë individët e interesuar, të cilët kanë një kafshë shtëpiake dhe dëshirojnë që kujdesi ndaj tyre të jetë në nivele maksimale.

Qëllimi i kësaj shoqate është që njerëzit të mësojnë më shumë rreth kësaj diagnoze tek kafshët, duke i treguar rreth simptomave të saj për të arritur në fund tek parandalimi i sëmundjes.
Nuk do të ketë vizita për kafshët, por do të jenë thjesht tregime të ngjarjeve për të rritur ndërgjegjësimin e njerëzve, të cilët duhet të ndihmojnë kafshët e tyre shtëpiake kur sëmuren.
Gjëja e parë që duhet të dijë një person është që tek qeni dhe macja e tij mund të zhvillohet diabeti, por mbi të gjitha duhet të mësohen rreth simptomave të para, duke qenë më pas në gjendje të njohin edhe trajtimin e tyre që në fillimet e sëmundjes.

Njerëzit nuk duhet të harrojnë faktin që qentë dhe macet nuk flasin kështu që syri i pronarit duhet të jetë zëri i këtyre kafshëve. Pikërisht ky ishte dhe sllogani i këtij aktiviteti “bëhu ti zëri i kafshës tënde”.

Disa nga simptomat e shfaqjes së kësaj sëmundjeje tek kafshët e tilla si qentë dhe macet janë: urinim i shpeshtë, lodhje, humbje peshe, sytë e shurdhër që është një simptomë që vihet re tek qentë sepse kjo është një karakteristikë e tyre edhe pse mund të tingëllojë çuditshëm, flokët e thatë dhe të rëna tek macet.

Ajo që nuk dihet është se cila rracë e qenëve apo maceve mund të preket nga diabeti, por e rëndësishmë është që këto simptoma të mësohen nga të gjithë njerëzit dhe nëse shfaqja e tyre ndodh, atëherë duhet të jeni të kujdesshëm dhe të aftë që ta kapni në kohë fillimin e kësaj sëmundje, citon elbasani plus. Pra, asgjë nuk duhet lënë në dorë të fatit shprehen organizatorët dhe drejtuesit e kësaj shoqate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *