Sunday , December 4 2016
marjan

E mbani mend Marjan Rrokun? Ai nuk dorëzohet. Ja çfarë ka bërë këtë herë

Mesa duket Marjan Rroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e bujshme të Alda Canajt dhe nënës së saj Mbarimes, nuk ka ndërmend të dorëzohet. Ai ka patur një tjetër përballje me drejtësinë shqiptare.

Disa muaj më parë Rrokut iu refuzua kërkesa për rigjykim të çështjes, por ai nuk u ndal me kaq pasi bëri kërkesën e radhës në Gjykatën e Tiranës, duke këmbëngulur për të dalë në liri, me arsyetimin se vendimi i shkallës së parë, është i pavlefshëm, pasi nuk përmban firmat e tre anëtarëve të trupit gjykues që kanë shqyrtuar çështjen penale ndaj tij.

Në më shumë se 40 minuta, Rroku paraqiti para gjykatës arsyet e pavlefshmërisë së vendimit dhe për rrjedhojë edhe të urdhrit të ekzekutimit që e mban prapa hekurave. Marjan Rroku kishte zgjedhur të mbrohej vetë para gjykatës dhe nuk kishte marrë avokat.

Rroku i tha gjykatës se e kupton sa e vështirë është për një gjykatës të vendosë për një të dënuar me burgim të përjetshëm, në një shoqëri paragjykuese, por teksa kërkonte lirinë citoi shprehjen:

“Drejtësia të vihet në vend, pa qielli lë të çahet”, shkruan balkanëeb.

Por Prokurori i kësaj çështjeje, Hysen Keta, tha se kërkesa e Marjan Rrokut duhet të rrëzohet si e pabazuar në prova dhe ligj. Edhe gjykatësi Gerd Hoxha, në përfundim të gjykimit e rrëzoi kërkesën e ish-shikasit, si të pabazuar dhe i shpjegoi të dënuarit me burgim të përjetshëm, se kërkesa e tij është bërë jashtë çdo afati.

Gjithashtu gjykatësi sqaroi se vendimi me shkrim dore që ndodhet në dosjen gjyqësore, mban firmat e tre gjykatësve. Marjan Rroku është dënuar me burgim të përjetshëm, për vrasjen e dyfishtë para pallatit të Sportit “Asllan Rusi”.

Ai është dënuar përjetësisht në mungesë. Rroku u arrestua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pas një beteje thuajse më shume së 3 vjeçare kundër ekstradimit, u soll me pranga në duar në Shqipëri. Aktualisht vuan dënimin në burgun e Fushë Krujës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *