Saturday , December 10 2016
fugoni-babrru2

E mori rrjedha e ujit, banorët gjejnë trupin e pajetë të babait të 4 vajzave

Trupi i pajetë i Xhevair Ndojit, babai i katër vajzave, i cili u mbyt tri ditë më parë si pasojë e përmbytjeve të ndodhura në Burrel, është gjendur nga banorët e zonës.

Menjëherë pas konstatimit të kufomës është njoftuar policia që ka nisur hetimet. Familjarët e Ndojit kanë bërë edhe identifikimin e viktimës.

Trupi i pajetë është gjetur rreth 40 kilometra larg vendit ku u mbyt, në zonën pranë liqenit të Ulzës.

Gjatë ditës së sotme familjarët e Xhevahir Ndojit kërkuan ndihmë për gjetjen e trupit të pajetë të njeriut të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *