Tuesday , October 17 2017
Loading...

E pabesueshme/ Pastruesi i xhamave bie nga kati i 47-të dhe shpëton

Vetëm gjysma e njerëzve që bien nga tre kate kanë mbijetuar.
Nga 10 kate, askush nuk ia ka dalë. Por, ky rast është i pazakontë.
Një pastrues xhamash ka rënë nga kati i 47-të i një rrokaqiej në Nju Jork.

Moren dhe vëllai i tij më i ri Edgar ishin caktuar të pastronin dritaret e katit 47 të ndërtesës luksoze Solow, në anën Upper East Manhattan, mëngjesin e 7 dhjetor 2007, informon BBC.

Ata morën ashensorin dhe u ngjitën deri në krye për të dalë në çati, ndërsa temperatura luhatej afër ngrirjes. Pak momente më vonë, ndodhi fatkeqësia.

Kur ata u ngjitën në platformën përkatëse rreth 4.9 metra, një nga kabllot u shkëput, sipas Departamentit të aksidenteve në punë në Shtetet e Bashkuara.

“Në fillim, u shkëput kablloja e majtë, aty ku po qëndronte vëllai im. E pashë të gjithë skenën, e pashë të rrëzohej”, kujton Alcides Moreno Edgari, që ra nga një lartësi prej 44 metrash dhe përfundoi në një rrugicë të ngushtë.

Në rrugë, zjarrfikësit gjetën një skenë pikëlluese. Edgar Moreno kishte mbetur në një gardh druri dhe trupi i tij ishte shkëputur dhe nuk mund të ndihmohej.

Alcides Moreno u gjet i përkulur përtokë.
Zjarrfikësit kujtojnë se filluan ta lëvizin trupin e tij me kujdes të veçantë si “një vezë e brishtë”, duke ditur se një veprim i gabuar mund ta vriste atë menjëherë.

Alcides Moreno u dërgua në spital dhe mjekët e vendosën në gjendje kome.

Ai kishte pësuar lëndime në trurin e tij, shtyllën kurrizore, gjoks dhe bark dhe kishte thyerje të shumta të brinjëve, përfshirë krahun e djathtë dhe dy këmbët e tij, thuajse copë-copë. Burri iu nënshtrua operacioneve të shumta, përfshirë edhe një në tru.

“Nëse jeni duke kërkuar për një mrekulli mjekësore, sigurisht ky rast kualifikohet”, tha Dr Herbert Pardes, atëherë president dhe CEO i spitalit në New York, shkruan Ora News.

Alcides Moreno u zgjua gati tri javë më vonë, ditën e Krishtlindjeve të vitit 2007, me gruan e tij, Rosario, pranë shtratit të tij. Ai kujton madje edhe momentin e rënies dhe ishte i ndërgjegjshëm se vëllai i tij kishte vdekur.

E dini çfarë është bërë me të? Sot, 46 vjeç, ai ecën por nuk vrapon dot.

Në fund të fundit nuk do të bëhet atlet dhe ecja i mjafton. Nuk mund të punojë më, por nëse mundet, thotë se do të vepronte njësoj; të pastronte dritare, pasi thotë se nuk ka asnjë problem me lartësitë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: