Saturday , December 10 2016
15109456_625241164303127_3489760909937503429_n

E pazakontë/ Ndërtesa lëviz nga era (Foto)

Ka disa ndërtesa që kanë karakteristika shumë të pazakonta. Pikërisht një nga këto ndërtesa që ne do të përshkruajmë sot është me të vërtetë e veçantë dhe unike në llojin e saj.
Pitsburg-(Pensilvani,USA), këtu ndodhet ndërtesa unike dhe me karakteristika të pazakonta. Disa struktura ndërtesash mund të dallohen për nga forma e tyre, të tjera për shkak se kanë një ngjyrë të veçantë apo dhe për shumë arsye të tjera. Ndërsa ndërtesa që do të tregojmë në këtë artikull e cilësuar si unike në botë është ndërtuar në vitin 2004 në Pitsburg.

Në këtë ndërtesë tani është vendosur një muze i dedikuar tërësisht për fëmijët. Në pamje të parë kjo mund të duket një ndërtesë e zakonshme, por duhet të ketë pak erë që të kuptohet veçantia e saj. Ndërtimi i saj është i përbërë nga mijëra panele të vogla, prej alumini dhe plastike që do të thotë se me pak erë krijohen valë të ndryshme në të.

Duke parë pamjet e saj ju mund të shihni se si era mund të atribuojë në lëvizshmërinë e saj, e cila mund të krahasohet me atë të valëve. Arkitekti që e ka realizuar këtë ndërtesë ka një imagjinatë vërtetë të mahnitshme dhe ëhstë cilësuar si shumë i talentuar. Duke udhëtuar nëpër botë ju mund të gjeni shumë struktura si kjo, por origjinalja ndodhet në Pitsburg, citon elbasani plus.

15027762_625241150969795_2734833880974531113_n 15134529_625241127636464_4795153957157502120_n 15037183_625241104303133_2748004396051935259_n 15109456_625241164303127_3489760909937503429_n

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *