Monday , August 21 2017

E rëndë/ Një 25 vjeçar tenton të vrasë punëtorët që asfaltojnë rrugën

Një 25 vjeçar është arrestuar nga policia pasi një javë më parë ka qëlluar me automatik drejt punëtorëve të një kompanie private që po punojnë për asfaltimin e rrugës nga Gjiri i Lalëzit në Bizë. Ai kërkonte të ndalonin punimet në rrugë me pretendimin se është toka e tij.

Njoftimi i policisë

Është arrestuar Eduart Gjika 25 vjeç, banues në fshatin Bizë, i dënuar për trafik të lëndëve narkotike në Itali.

Gjika, më datë 19.07.2017, në fshatin Bizë ka tentuar të vrasë me armë zjarri automatik, për motive pronësie, punëtorët e firmës që merreshin me rikonstruksionin e rrugës Lalëz-Bizë, duke qëlluar në ajër.

Fatmirësisht nuk ka pasur persona të dëmtuar.

Me të marrë njoftim Efektivet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar dhe pas një pune hetimore të specializuar kanë bërë të mundur ndalimin e tij ditën e sotme, për shkak të rrezikshmërisë së lartë që kishte shtetasi i ndaluar dhe fakti që ishte i armatosur.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin ku ai ishte fshehur u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

• një armë zjarri automatik model 56, kalibër 7.62 mm;
• një kreher me 28 fishekë.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për vepratpenale” Kanosja”dhe”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”parashikuar në nenin 84 dhe 278/4 të Kodit Penal.

*foto e armës së sekuestruar nga policia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: