E rrallë/ Elbasani shpallet kampion i Shqipërisë në futboll, nuk do ta besoni cilët nderuan ngjyrat verdheblu - ElbasaniPlus
Saturday , April 29 2017

E rrallë/ Elbasani shpallet kampion i Shqipërisë në futboll, nuk do ta besoni cilët nderuan ngjyrat verdheblu

Qytetit të Elbasanit nuk i mungojnë asnjëherë resurset në sport. Edhe pse në ekipin e futbollit jemi “përtokë”, volejboll dhe basketboll keq e më keq, ata që po mbajnë lart emrin e këtij qyteti në sport janë të… verbërit.
Mund të tingëllojë e pabesueshme dhe diçka e rrallë, por sigurisht që është e vërtetë.
Bëhet fjalë për ekipin e të verbërve në futboll, të cilët pak ditë më parë janë shpallur kampionë të Shqipërisë, raporton Elbasani Plus.
Në kampionatin e zhvilluar në Tiranë, djemtë nga ky qytet kanë dhuruar spektakël duke i mundur një e nga një të gjithë rivalët që patën përballë.
Fillimisht mundën Apoloninë në shifrat e thella 6 me 0, me të gjashtë golat të shënuar nga Mariglen Hida, sulmuesi i kësaj skuadre, si edhe i ekipit Kombëtar. Në fund kapiteni i verdhebluve u shpall edhe golashënuesi më i mirë i aktivitetit me 8 gola.
Më pas, elbasanasit mundin edhe Tiranën në shifrat 2 me 1, për të kaluar në finale me Besëlidhjen.
Finalja u mbyll në barazim pa gola, por nga goditja e penalltive ishin djemtë nga Elbasani që u treguan më të saktë dhe triumfuan 2 me 1, duke fituar për herë të dytë radhazi kampionatin e të verbërve në futboll dhe të katërtin në historinë e tyre.
Më në fund, edhe Elbasani ka me se të krenohet në sport…/ ElbasaniPlus

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: