Sunday , December 4 2016
hameln

E tmerrshme/ E lidh gruan pas makine dhe e tërheq zvarrë nëpër rrugë (Video)

Policia gjermane thotë se një grua është lënduar rëndë, pasi që ishte tërhequr zvarrë nëpër rrugët e qytetit verior gjerman, Hameln.

I dyshuari e ka tërhequr zvarrë me makinë gruan nëpër disa rrugë të qytetit, sipas policisë.

Burri e kishte lidhur gruan me gajtan në qafë dhe për makinës, raporton AP, përcjell Express.

I dyshuari është vetë dorëzuar në polici dhe ka pranuar ngjarjen.

Policia në Hameln ka thënë se është duke e hetuar rastin si tentim vrasje.

Policia e ka gjetur gruan të shtrirë në trotuar me lëndime shumë të rënda. Ndërkohë, 38-vjeçari, është dorëzuar në polici dhe ka thënë se ai është fajtori./Express/

Videon mund ta ndiqeni këtu: https://www.welt.de/vermischte…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *