Thursday , December 8 2016
15219482_627326294094614_2615031996767148751_n

E tmerrshme/ Sati, djegia mizore e vejushave indiane

Djegia prej së gjalli në ditën e funeralit të të shoqit është kjo një nga alternativat që zgjedhin gratë indiane kur mbesin vetëm. Ato preferojnë të vdesin në vend që t’a kalojnë pjesën tjetër të jetës si vejusha.
I njohur me emrin “sati”, një zakon ky i lindur në mesjetë, por që në vitin 1829 u kthye si i paligjshëm, ende praktikohet në disa fshatra të vogla aziatike.
Pikërisht gratë indiane për shkak se mbesin vejushe, preferojnë të bëjnë vetëvrasje në turrën e drurëve ku do të digjet burri i tyre dhe kjo gjë për to është një zgjedhje e thjeshtë.

Gratë indiane lidhin “sati”, si një çështje të përkushtimit të pakufishëm ndaj burrit të tyre, por në të vërtetë tek to qëndrojnë historitë e dhunës dhe viktimizimit.
Gruaja është konsideruar si një pronë, nuk ka fuqi vendimmarrëse dhe as të drejtën për të folur qoftë në shtëpi apo jashtë.

Vdekja e burrit të saj, megjithatë, në mënyrë paradoksale paraqet një gjendje edhe më të keqe, në të cilën ajo do të rrëzohet dhe poshtërohet akoma më shumë nga shoqëria dhe madje do të konsiderohet si përgjegjëse për vdekjen e burrit të saj.

Në këtë mënyrë janë pikërisht familjet e tyre që i këshillojnë këto gra vejusha që të kryejnë vetëvrasje. Ka raste që gratë guxojnë të kundërshtojnë këtë rit, por këtyre femrave guximtare nuk i lejohet që të jetojnë më në atë fshat. Femra të tilla që e kundërshtojnë këtë gjë dërgohen në Vrindavan, ku aty janë të detyruara të veshin rroba bardhë e zi, do të rruajnë kokën dhe do të mbeten të pastra gjatë gjithë ekzistencës së tyre.

Kjo është pikërisht arsyeja, ku të rrethuara nga paragjykimet e stereotipet e ndryshme të tyre, këto vejusha preferojnë që të lidhen e të digjen të gjalla në zjarrin ku ndodhet dhe burri i tyre.
Ky gjest i tyre fsheh dëshpërimin, lirinë e mohuar dhe dinjitetin e shkelur, por duke u hedhur e gjallë në turrën e druve ajo kthehet në një perëndeshë të fuqishme, citon elbasani plus.

Një ritual mizor dhe i fshehtë ky që transformon gruan rob në jetë, duke e kthyer në një heroinë në vdekje, e cila sakrifikon veten për të qenë gjithmonë pranë burrit të saj.

15170915_627326307427946_2519718227378809759_n 15219482_627326294094614_2615031996767148751_n 15135805_627326347427942_2365865340763439419_n

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *