Wednesday , October 18 2017
Loading...

E trishtë në Elbasan, dyfishohen rastet me kancer

Në pesë vitet e fundit në Elbasan konstatohet një dyfishim i rasteve të personave me kancer.

Lumturi Musaku, Shefe e Informacionit në Drejtorinë e Shëndetit Publik, në këtë qytet, tregon se ka rritje të rasteve me sëmundje tumorale dhe tek moshat e reja. “Vihet re një rritje e lehtë e rasteve te moshat e reja 25-45 vjeç.

Tumori i mushkërive, dhe aparatit të frymëmarrjes dhe kanceri i gjirit janët më të përhapur. Në 2012 kemi 68 meshkujt me kancer dhe 72 femra, ndërsa në 2016 kemi 144 meshkuj dhe 145 femra. Nga të dhënat duket se ka një rritje të rasteve me kancer.” Edhe pse mungojnë studimet e mirëfillta, është faktuar që një nga shkaktarët e sëmundjes së kancerit dhe jo vetëm, është dhe ndotja. Në qytetin e Elbasanit pasojat nga kombinati metalurgjik kanë qenë tepër të mëdha.

Ish punonjësi, Gjon Ndreci, rrëfen për mikrofonin tonë jetën e vështirë. Ai vuan nga një sërë sëmundjesh. Uzina e përpunimit të mineralit shkaktonte më shumë ndotje sepse pjekja e mineralit nxirrte një pluhur të kuq në ajër. Ndotja për shkak të rrymave të ajrit veç se në Elbasan arrinte deri në Peqin. Dhe uzina e gizës dhe koksit çlironte helme dhe gazra në ajër, dhe punonjësit që punonin aty kanë rezultuar me fenol në gjak”. Ndreci gjithsesi pranon se fati ka qenë me të, pasi shumë kolegë kanë ndërruar jetë.

“Unë vet vuaj nga zemra, kamë probleme me sytë dhe veshët. Por shumë miq të mi fatkeqësisht kanë ndërruar jetë, në moshën 50-62 vjeç. Nuk kanë gëzuar as pensionin, sepse pas viteve `90 punonjësit e metalurgjisë dalin në pension në moshën 65 vjeç” Jo vetëm Elbasani por qytete me vdekshmëri të madhe kanë dhe Tirana, Fieri Dibra. Kjo për shkak të ndotjes së ajrit nga uzinat që punojnë në këto zona/Klanplus

TEMAT:
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: