Thursday , October 19 2017
Loading...

Edi Rama në Elbasan/ Takim tek Ish-fusha e grumbullimit të plehrave

Ish-fusha e grumbullimit të plehrave është kthyer në një park të gjelbëruar. Pikërisht këtë park ka zgjedhur kryeministri Edi Rama për të zhvilluar takimin elektoral për Zgjedhjet e 25 qershorit me banorët e Elbasanit.

Kryetari i bashkisë Qazim Sejdini tha se Edi Rama është mik i Elbasanit, falë tij i hoqëm plehrat Elbasanit dhe qytetarëve të tij.
Kryeministri bëri të mundur edhe fondin për 24 orë ujë në Elbasan, tenderi i të cilit do të zhvillohet nesër.
Kryesuesi i listës së Partisë Socialiste Qarku Elbasan Taulant Balla, tha se është i bindur që qytetarët e Elbasanit do të mbështesin masivisht Partinë Socialiste si e vetmja shpresë për Shqipërinë që duam. Balla tha se në 25 qershor do të votojmë Partinë Socialiste pasi ajo ka një program të qartë për më shumë punësim, shtet dhe siguri. Balla tha se deri në 2013-ën ishin dhënë 365 leje legalizimesh, ndërsa ne deri tani kemi shpërndarë mbi 14 mijë leje, proçes që do të vazhdojë me ritme të larta, kjo falë punës së ALUIZNI-T Qarku Elbasan. Pas legalizimeve do të fillojmë urbanizimin e të gjitha lagjeve dhe zonave të gjithë qarkut.

Kryeministri Edi Rama tha se i vjen mirë që takohej në këtë park i cili ishte helmuesi më i madh i Elbasanit. Ne bëmë të mundur që këtë fushë ta kthejmë nga një tumor në një park të gjelbëruar. Ndryshimi është i madh dhe pse ka akoma për të bërë. Cilido që do të shikojë më shumë punë, më shumë shtet dhe mirëqenie, duhet të na ndihmojë që timonin ta mbajë Partia Socialiste. Reforma në drejtësi aq e dëshiruar tashmë është një realitet për të gjithë qytetarët Shqiptarë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: