Monday , September 24 2018
Loading...

Edi Rama: Nxitoni! 1576 vende të lira pune në qarkun e Elbasanit

 

Kreu i qeverisë, Edi Rama ju bëri thirrje nga Elbasani, të gjithë atyre që janë në kërkim të një pune të kontaktojnë me kompanitë dhe zyrat e punës për t’u punësuar, qoftë si punonjës të thjeshtë, apo edhe në punë që kërkojnë formim të lartë.

“Ju bëj thirrje atyre që janë në kërkim të një pune që të vijnë dhe të kontaktojnë me kompanitë, ndërkohë që zyrat e punës janë në dispozicion për të lehtësuar procesin.” – Ka thënë Edi Rama në Panairin e Punës në Elbasan.

Sipas kreut të qeverise, shkalla e papunësisë për këtë qark është ulur me 5.4%, rezultat inkurajues i shënuar vetëm në harkun e vitit të fundit. Të gjitha kompanitë që kanë ardhur këtu janë reale, sepse vendet e punës që ofrojnë janë reale. Mbi 400 punëkërkues janë punësuar, mbi 500 të tjerë janë dërguar në kurse profesionale.

E vërteta është se në sistemin e zyrave të punës në Elbasan ka një përmirësim të ndjeshëm të rezultateve, pasi metodologjia e ndryshuar dhe vendosja e objektivave të përmuajshëm ka krijuar një atmosferë të re dhe për rezultate më cilësore.

Kryeministri Edi Rama

Gjithashtu kryeministri deklaroi se 70% e personave që kanë dalë nga ndihma ekonomike janë grupmosha 24-45 vjeç, një grupmoshë mjaft aktive, sipas Edi Ramës, dhe që është e pamundur të mjaftohet me një ndihmë ekonomike. Mundësitë janë, 1576 vende të lira pune janë vetëm këtu.

Sipas shifrave kush kryen arsim profesional ka më shumë mundësi për punësim, se ata që kryejnë universitetin. Jemi në një rrugë ku duhet të bëjmë shumë më tepër, por në një rrugë të mbarë, pasi po shohim rritje të vazhdueshme të punësimit real, ka thë mes të tjerash Kryeministri.