Thursday , December 8 2016
edi-rama-pagat-el

Edi Rama: Pagën më të ulët nga 220 mijë Lekë të vjetra, e çojmë 375 mijë Lekë të vjetra

Kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur rritjen e pagave me 7% duke filluar nga marsi i vitit të ardhshëm. Sipas Kryeministrit, rritja e pagave është një shpërblim për suksesin e reformave gjatë këtyre 3 viteve qeverisje.

Duke folur në aktivitetin për modernizmin e administratës publike, kreu i qeverisë ka theksuar se nuk do të ketë rritje të pagave për ministrat dhe Kryeministrin.

“Është momenti për të ndarë frutet e para të reformave. Rritja e pagave nuk është rritje e zakonshme, po është shpërblim për mbështetjen që i keni dhënë reformave. Do spostojmë 100 milionë Dollarë për të rritur paga dhe pensione. Në 8 vjet qeveria e kaluar bëri rritje me 124 milionë Dollarë. Ne në një vit 100 milionë Dollarë. Kemi pagën më të ulët në shtet 220 mijë Lekë të vjetra, e çojmë 375 mijë Lekë të vjetra. Nuk është mjaft, por është shumë më tepër”, u shpreh Kryeministri.

Sa i përket procesit të konkurrimit për të vend pune në administratë, Rama thotë se sistemi i rekrutimit bëhet sipas meritës dhe të jep mundësi të bësh karrierë. Duke folur me shifra, Kryeministri pohoi se janë më shumë se 52 mijë kërkesa për aplikime për punë në administratën publike.

“Procesi i rekrutimit në administratë është shprehje e vullnetit për t’u ndarë nga e kaluara. Sot ka mundësi për të bërë karrierë në bazë të meritës. Sot numri mesatar i aplikantëve është 13, ndërkohë që më parë ka qenë 4, sa minimumi”, deklaroi kreu i qeverisë shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *