Thursday , December 8 2016
edi-rama-greket

Edi Rama për grekët: “Fqinjët tanë u mësuan pak keq”

Kryeministri Edi Rama ka folur përsëri për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke pasur parasysh edhe ngjarjen e ditëve të fundit me dy shoferët e Ministrisë së Jashtme Shqiptare, që u shpallën fajtorë pasi transportonin libra në gjuhën shqipe.

Duke folur në Samitin e Diasporës në Pallatin e Kongreseve, Kryeministri tha se Qeveria Shqiptare nuk do të heshtë më dhe nuk do t’i nënshtrohet Greqisë për problemet mes dy vendeve, por do të zgjidhen në bazë të reciprocitetit.

“Marrëdhëniet me Greqinë kanë nevojë për t’u ngritur në një nivel tjetër duke kapërcyer disa probleme që na shfaqen herë pas here përpara si pengesa të mbetura të së shkuarës. Jemi shpresëplot se do mund t’i kapërcejmë këto pengesa.

E kemi bërë të qartë që ditën e parë se nuk kemi ndërmend të heshtim dhe t’i nënshtrohemi fakteve të kryera. Për një kohë të gjatë fqinjët tanë u mësuan pak keq”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *