Monday , April 23 2018

Edmond Koseni: I gatshëm të shkoj atje ku do të më emërojnë

Tri javë pasi Edmond Koseni fitoi betejën me Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit, kjo e fundit është duke shqyrtuar mundësinë e rikthimit të tij në detyrë. Në një reagim zyrtar për “GSH”, Policia e Shtetit dje bëri me dije se është në proces shqyrtimi për të zbatuar vendimin e gjykatës për sa i përket pjesës financiare dhe për rikthimin e tij në punë. Kjo, në bazë të konvertimit të gradës që është bërë në bazë të ligjit për policinë në vitin 2008.

Po ashtu, burimet e mësipërme sqaruan se pagesa ndaj Kosenit do të bëhet në fillim të vitit që vjen, pasi shuma do të jetë e parashikuar në buxhetin e Policisë ndërsa pritet që “komisari i hekurt” të emërohet në një nga komisariatet e vendit ku ka vend të lirë punë.

Nga ana tjetër, Edmond Koseni i kontaktuar nga Gazeta Shqiptare tha se është i gatshëm të shkojë atje ku do ta emërojnë.

“Do të shkoj atje ku do të më emërojnë. Nuk e kam problem se në cilin qytet të Shqipërisë. E rëndësishme për mua është rikthimi në radhët e Policisë me të njejtën gradë e pozicionin që kam pasur, pasi kudo që të jem, do të jem i përkushtuar në punën time… Kam 16 vite që pres të kthehem në radhët e Policisë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: