Saturday , December 3 2016

Ekipi i futbollit Elbasani brenda muajit shtator pritet të ketë pronarë të rinj.

Bisedimet midis aksionerëve të klubit dhe kompanisë Angleze kanë qenë të suksesshme. Aksioneri Arben Laze ka gjetur akordin me kompaninë në fjalë, duke bërë edhe shitjen e aksioneve që ai posedonte, raporton elbasananiplus.

Gjithashtu për t’i hapur dritën jeshile shitjes së aksioneve të tjera është lajmëruar edhe mbledhja jashtë radhe e Këshillit Bashkiak të Elbasanit për ditën e enjte. Këtë fakt e pohoi kryetari i Këshillit Bashkiak Altin Idrizi live në emisionin “Fokus” në Albania Fm.

  1. Idrizi tha se këshilli bashkiak që do të mblidhet jashtë radhe do të marrë në shqyrtim kërkesën për shitjen e aksioneve të ekipit të futbollit. Vendimi i këshillit bashkiak – tha kreu i tij – pritet që ta miratojë këtë kërkesë të bashkisë në mënyrë që pronësia e klubit të kalojë në favor të kompanisë angleze.

Shitja e aksioneve të klubit një kompanie të huaj, e cila ka një projekt afatgjatë dhe serioz është edhe  një lehtësim për financat e Bashkisë Elbasan – pohoi Kryetari i Këshillit Bashkiak Elbasan/elbasaniplus/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *