Tuesday , December 6 2016
izraeli

Ekipi izraelit mbërrin nën masa ekstreme sigurie, kaos në Tiranë dhe Elbasan

Vjen në Tiranë skuadra e Izraelit me një komando më vete, autobus të blinduar dhe qindra policë dhe masa ekstreme.
Izraeli do të luajë me Shqipërinë ditën e shtunë për eleminatoret e botërorit “Rusi 2018”, por masat e marra duket se nuk janë pëlqyer shumë nga shqiptarët, pasi qytetarët e Tiranës dhe Elbasanit nuk kanë pritur mirë, masat e sigurisë dhe bllokimet e dy qyteteve për arsye sigurie të lëvizjes së delegacionit izraelit.

Që nga Rinasi në Tiranë ishin gati 500 policë që pritën skuadrën izraelitase dhe këto masa nuk justifikojnë rrezikshmërinë në Shqipëri. Për mediet izraelite, numri i policëve ditën e ndeshjes do të jetë rreth 3000 mijë (numër i ekzagjeruar). Sipas mediave izraelite, në avion me dhjetëra agjentë sigurie kishin qëndruar bashkë me lojtarët

Për udhëtimin e skuadrës në një prej hoteleve të Tiranës, policia bllokoi qarkullimin e automjeteve nga Rinasi e deri në qendër të kryeqytetit dhe u përdor një autobus me xhama të blinduar. Dje Tirana ka qenë e “blinduar” me ardhjen e izraelitëve, por derisa të largohen miqtë nga Jeruzalemi situata do të jetë e tillë.

Elbasan – Kur mbeten edhe dy ditë nga ndeshja mes Shqipërisë dhe Izraelit, shërbimet e Drejtorisë së Policisë Elbasan kanë marrë nën kontroll stadiumin. Që prej dy ditësh në këtë stadium nuk lejohet të futet asnjë person i pa autorizuar. Madje edhe përreth stadiumit nuk lejohen të qëndrojnë kureshtarë apo persona të paidentifikuar. 48 orët e fundit është bërë verifikimi i të gjitha familjeve që banojnë në pallatet përreth këtij impianti. Po kështu, shefi i sigurisë dhe një ekip nga Izraeli, janë duke monitoruar situatën, si brenda, ashtu edhe jashtë stadiumit. Njëkohësisht ata po survejojnë dhe verifikojnë të gjitha lëvizjet përreth. Masat e rrepta të sigurisë janë konstatuar edhe nga qytetarët. Ata shprehen se këto masa janë akoma më të forta se sa ndeshja me Serbinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *