Sunday , December 11 2016

EKIPI I VERDHEBLUVE PËRGATITET PËR SUPERIORE

Elbasani do të synojë ngjitjen në superjore. Në vazhdën e përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik ekipi i futbollit Elbasani ka zhvilluar, disa ndeshje miqësore. Ditën e shtunë në komleksin sportiv “Shefqet Lamçja” janë përballur ndërmet tyre Elbasani-Turbina.Kjo ndeshje ka shërbyer për të dy trajnerët e ekipeve për të parë gjendjen e lojtarëve në prag të nisjes së kampionatit të kategorisë së parë.
Gjatë kësaj periudhe pranë ekipit të Elbasanit janë marrë në provë shumë lojtarë por rendimenti i tyre nuk ka qenë i kënaqshëm për të qenë pjesë e ekipit.Ndeshja miqësore ndërmjet Elbasanit dhe Turbinës ka sjellë edhe debutimin e Altin RRakklit në krye të pankinës së Cerrikasve, i cili do ta drejtoj këtë ekip për 5 vitet e ardhshme. Ndeshja miqësore e zhvilluar ndërmjet të dyja ekipeve ka përfunduar me rezultatin 3-1 në favor të Elbasanit. Trajneri i ekipit të Elbasanit Muharrem Dosti u shpreh i kënaqur nga faza përgatitore dhe se me afrimet e reja që priten të bëhen gjatë këtyre ditëve Elbasani tha ai do të synojë superligën.
Më modest është treguar presidenti i Turbinës Gentjan Gjoka, duke thënë për Elbasanin Plus se synimi do të jenë 4 vendet e para të kategorisë së parë.
Dhe pse kanë mbetur vetëm pak ditë nga startimi i kampionatit të kategorisë së parë ende nuk është hedhur shorti i ndeshjeve nga ana e Federatës Së futbollit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *