Sunday , December 4 2016
lajmi-i-fundit

Eksplozivi në makinë, ja cili ishte shënjestra

Shpërthimi që ndodhi para pak çastesh në shëtitoren ‘Taulantia’, dyshohet se ishte më shumë një paralajmërim se sa atentat. Kjo për shkak të sasisë së vogël të tritolit të vendosur në pjesën e përparme të fuoristradës Land Rover.

Personit që iu vendos lëndë plasëse në makinë në qytetin e Durrësit është nëndrejtori i ALUIZNI-t në qytetin bregdetar.Në makinë nuk kishte asnjë person kur ndodhi shpërthimi, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Pronari i automjetit është me iniciale A.S dhe nga verifikimet e para të policisë nuk rezulton të jetë me precedent penal. Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur shkaqet dhe identifikimin e autorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *