Tuesday , December 6 2016
15219984_627944760699434_1223370857710571718_n

Ekspozita e pikturave, unike në llojin e saj

Piktori i famshëm Gustav Klimt arrin në Firenze me një ekspozitë unike për syrin e vizitorëve, por edhe për faktin se ai prezantohet për herë të parë në këtë mënyrë.
Kjo ekspozitë paraqet vepra të jashtëzakonshme në ekrane gjigande, ku vizitorët mund ta gjejnë veten të futur brenda në to.

Një prezantim i vërtetë multimedial po tërheq vëmëndjen e shumë vizitorëve, pikërisht për këtë fakt se pikturat janë të paraqitura në ekrane të mëdha elektronike, duke e bërë akoma më shumë të famshëm këtë piktor.

Pikërisht duke filluar nga 26 nëntori kjo ekspozitë do të shfaqet për të gjithë admiruesit e vërtetë të pikturës, por me këtë veçanti të rrallë.

Figurat e rëndësishme dhe peisazhet janë disa nga 700 imazhet që do të shfaqen në ekranet e mëdha multimediale, të cilat do të sjellin një art të vërtetë të kohëve të sotme.
Kjo paraqitje e kësaj ekspozite do ta fusë vizitorin në një botë simbolike, ku shprehja e artit nuk njeh kufij, citon elbasani plus.

15219984_627944760699434_1223370857710571718_n 15232065_627944724032771_5734953078976838563_n 15193498_627944704032773_5785141448409886675_n

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *