Thursday , December 8 2016
babai-i-parukieres-nga-lezha-png

Ekzekutimi i parukieres/ I ati: “Nëse do vrasin vetë djalin, ato atëherë i pranoj”

Babai i parukieres Etleva Ndoka, e cila u vra nga Alfred Nikolli, ka bërë një kërkesë të pazokontë për familjen Nikolli, që ata ta vrasin vetë djalin e tyre, ose në të kundërt shteti të veprojë. 68 vjeçari Preng Doda, ka thënë se sipas tij Nikolli meriton dënim me vdekje dhe se nuk e pranon burgimin e përjetshëm.

Në studion e emisionin “Me zemër të hapur” në “News 24”, ai ka treguar sesi e mori vesh ngjarjen dhe takimin e fundit me të bijën para se të mbyllte sytë përjetë.

-Kur e mësuan të vërtetën?

“Tani e mora vesh në televizion se nuk e kam hapur në shtëpi”.

-Policia nuk u ka ardhur?

“Mua më kanë ardhur vetëm media juaj”.

-Alfred Nikolli 31 vjeç…

“Nuk e njoh. Vetëm si surrat tani”.

-Sa kishte martuar Etleva?

“Ka 8 vjet”.

-Si është njohur me burrin?

“Ka qenë në shkollë. Më ka pyetur për dhëndrin dhe i thashë do pyes. Pyeta dhe më thanë nuk biem gjë. Vendosa të mos ia prish. E pyeta a e ke me gjithë mend me Bardhokun? Po me tha. Ata janë njohur vetë”.

-Kishte lidhje dashurie mes Etlevës dhe Alfred Nikollit?

“Jo, nuk ka pasur asgjë”.

-Djali 3­ vjeçar ka qenë i pranishëm? E kuptoi?

“E kuptoi, po i thoshte gruas sime, ça ka ndodhur tate”

Emri i autorit të thotë gjë?

“Asgjë”.

-Çfare prisni nga familja e tij, duhet të dënojë krimin?

“Vetë krimin ta dënojnë ato vetë”

-Nëse ato nuk duan?

“Unë kam qejf të dëgjoj se çfarë thotë ai. Më vështirë se e kam unë, nuk e ka ai”

-Nëse ata do trokasin në derën tënde?

“Atëherë do të ndryshojë”

-Do ti pranoje?

“Jo, nuk i pranoj”

-Po të kishin ardhur në varrim?

“Nëse do vrasin vetë djalin, ato atëherë i pranoj, ta vrasin vetë me dorën e vet, mos të më presin mua, shteti ta gozhdojë si Krishtin”.

-Shqipëria nuk ka dënimin me vdekje

“Ta bëj, nuk më duhet gjë”

-Nuk jeni dakord me burgim të përjetshëm?

“Fare, nuk jam dakord, atë që më ka bërë ai mua, t’ia bëjnë atij”. /albeu.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *