Monday , December 5 2016
policia-elbasan

Elbasan, 43-vjeçari kundërshtoi dhe godeti policin, arrestohet

Policia e Elbasanit, nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se ka vënë në pranga një person pasi ka kundërshtuar dhe goditur punonjësin e policisë. I arrestuari është një 43 vjeçar, banues në Elbasan.

Sipas policisë, ky person, u arrestua nga efektivat e policisë, pasi pranë stacionit të furgonave Librazhd në “Parkun Rinia ”Elbasan, për shkak të detyrës, dyshohet të ketë goditur punonjësin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *