Tuesday , December 6 2016
lajmi-i-fundit

Elbasan/ Abuzoi seksualisht me vajzën, në kërkim 26-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në afërsi të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, ku mësohet se një 26-vjeçar, nga qyteti i Lushnjes ka abuzuar seksualisht me një 21 vjeçare po nga qyteti i Lushnjes, pasi e ka goditur atë me grusht.

Sipas informacioneve çifti kishte kohë që ishin ndarë, por mesa duket djali nuk e kishte harruar ish-të dashurën e tij dhe pak ditë më parë, ka shkuar para universitetit “A. Xhuvani” dhe ka ngacmuar vajzën, duke i kërkuar të kryente marrëdhënie seksuale me të.

Por e reja ka kundërshtuar.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se një ditë më parë kanë shpallur në kërkim Olsi D., 26 vjeç, nga Lushnja, pasi pak ditë më parë ka goditur me grusht dhe më pas ka abuzuar seksualisht me të.

Ngjarja ka ndodhur në datën 30 tetor, por vajza ka bërë denoncimin vetëm dy ditë më parë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *