Thursday , December 8 2016
14975958_1394998443863649_1116782506_o

Elbasan Arena/ Nis konvertimi i biletave pas ndërrimit të stadiumit

Pas vendimit që ka dhënë UEFA për zhvillimin e ndeshjes Shqipëri-Izrael në stadiumin “Elbasan Arena”, shumë tifozë që kanë prerë biletat më parë janë gjendur konfuzë se si do të funksionojë tashmë konvertimi i biletave.

Federate Shqiptare e Futbollit, por edhe Sekretari Ilir Sulku, janë munduar t’i qetësojnë tifozët që të mos krijojnë panik, pasi biletat e prera për Loro Boricin janë të vlefshme edhe për Elbasan Arena vetëm se duhet të bëhet konvertimi në kohë pranë biletarisë në qytetin e Elbasanit.

Deri tani janë prerë mbi 7 mijë bileta të cilat priten të konvertohen me logon e “Elbasan Arena”.

Pranë biletarisë së stadiumit kanë mbërritur tashmë tifozët e parë, që të mund të bëjnë konvertimin e biletave. Ende nuk dihet se si do të procedohet me tifozat që janë larg dhe nuk kanë mundësi ta kryejnë konvertimin në kohë.

14975958_1394998443863649_1116782506_o  15034304_1394998497196977_722888668_o

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *