Sunday , December 4 2016
img-20161112-wa0028

“ELBASAN ARENA” SI TEMPULLI I GLADIATORËVE

 

Pakkush do ta mendonte se një kundërshtar modest si Izraeli, do të shkaktonte një “tërmet” në çështjet e sigurisë kombëtare.
Takimi midis Shqipërisë dhe Izraelit më së shumti duket se i përngjan një dueli mes gladiatorësh ku gjithë forcat e sigurisë janë dislokuar në Elbasan, të gatshme për të eleminuar armikun, që deri tani vijon të mbetet imagjinar. Në fakt është vetëm një ndeshje futbolli ku supozohet se argëtimi i tifozerisë është qëllimi primar. Por sipas gjasave, siguria dhe rreziku nga ndonjë sulm i mundshëm, kanë prevaluar mbi dëshirat dhe synimet për një triumf në fushë të kombëtares.
Shqetësimi dhe ankthi më i madh qëndron natyrisht mbi qytetarët elbasanas. Në çdo kryqëzim të qytetit sheh forca të shumta policie. Elbasanasit duken të terrorizuar, ndonëse nuk mund të bëjnë asgjë për të ndryshuar këtë situatë.
“Elbasan Arena” është shndërruar tashme në një tempull gladiatorësh, sa herë që kombëtarja luan në këtë qytet.
E sikur të mos mjaftonte kjo, edhe lëvizja e lirë me automjete e qytetareve, është e kushtëzuar. Tuneli i Krrabës është mbyllur që në orën 15, ndonëse kombëtarja izraelite ndodhet ende në kryeqytet. Madje, çuditërisht, kjo skuadër edhe stërvitjen e prag ndeshjes e ka kryer në hotel “Plazza” në katin e 21 të saj. Një fakt absurd që realisht ka befasuar edhe vetë izraelitët. Gjithsesi, përpos gjithë këtij paniku e trumpetimi që mediat i kanë bërë sigurisë dhe atmosferës krejt të pazakontë të kësaj ndeshjeje, duket se sportdashësit shqiptarë nuk do të stepen për të ndjekur ekipin e zemrës.
Djemtë e De Biazit sonte kanë padyshim një mision historik dhe triumfi në fushë vlen më shumë se çdo shqetësim tjetër.
Le të shpresojmë që Shipëria të mposhtë me meritë Izraelin dhe të vijojë më tej aventurën e saj për të shpresuar për një vend në finalet e Botërorit “Rusi 2018”. #FORCASHQIPERIA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *