Blutë e Elbasanit kanë arrestuar dy të rinj pasi kanë kundërshtuar efektivët e policisë, dhe gjatë shoqërimit në komisariat dyshohet se kanë goditur një prej policëve.
Policia arrestoi Y. S. 22 vjeç dhe K. B., 23 vjeç, banues në Elbasan.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës, kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 237 dhe 25 të Kodit Penal.