Saturday , December 10 2016
policia-elbasan

Elbasan/ Arrestohet 22-vjeçari. Dyshohet se ka kryer 3 vjedhje, midis tyre dhe një kishë.

 

Kapet dhe ndalohet nga policia një shtetas i dënuar me një vit e katër muaj për “Vjedhje”

Shtetasi i ndaluar dyshohet të jetë autor i tre vjedhjeve të ndodhura në Elbasan

Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë ndalimin e një 22 vjeçari, banues në Elbasan

Ky shtetas, u ndalua nga efektivat e policisë pasi Gjykata e Apelit Durrës me vendim penal më datë 13.10.2016, e ka dënuar me 1 vit e katër muaj burg për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

Si rezultat i një pune të mirëorganizuar nga efektivat e policisë, ky shtetas dyshohet të jetë autor i tre vjedhjeve të ndodhura në Elbasan, pasi:

Më datë 19.04.2016, në Lagjen “11 Nëntori” dyshohet të ketë vjedhur kasetofonin në mjetin me targa AA 698 LM në pronësi të shtetasit XH.S, 37 vjeç

Më datë 03.11.2016, në lagjen Qemal Stafa dyshohet të ketë vjedhur 2 televizora plazëm, në lokalin e shtetasit K.K, 52 vjeç.

Më datë 03.11.2016 , në fshatin Bradashesh , në Kishën e “Shën Vladimirit” dyshohet të ketë vjedhur dy boksera dhe 5.000 lekë

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja ” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *