Tuesday , December 6 2016

Elbasan/ Arrestohet 30- vjeçari, vodhi postën e fshatit

Një 30 vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi dyshohet se ka vjedhur postën e fshatit Mlizë.

“Specialistët  për   Krimet në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E.T., 30 vjeç, banues në fshatin Mlizë Ky shtetas, u arrestua nga efektivat e policisë gjatë ditës së djeshme,  pasi dyshohet  të ketë vjedhur postën zyrtare të fshatit Mlizë”, informon policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime  të  mëtejshme për veprën penale “Vjedhja” parashikuar  nga  neni 134 i Kodit Penal

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *