Saturday , December 10 2016

Elbasan/ Arrestohet 46-vjeçari i dënuari për dhunë në familje

Policia e Elbasanit ka bërë të arrestuar në person, i cili ishte shpallur më parë në kërkim.

Mësohet se në pranga ka përfunduar 46 vjeçari, banues në Elbasan, pasi më parë ishte dënuar për ushtrim dhune ndaj bashkëshortes së tij.

Ai u arrestua nga efektivat e policisë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendim penal  më datë 13.09.2016, e ka dënuar me dy muaj burg për veprën penale “Dhuna në familje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *