Saturday , December 10 2016
14970847_10154018888820222_1239991847_o

Elbasan/ Bariu bllokohet një natë në pyll, vërshimi i ujit i merr një pjesë të bagëtive

Reshjet e dendura që kanë pushtuar vendin tonë kanë shkaktuar dëme të mëdha në shumë qarqe. Në qarkun e Elbasanit, përveç disa problemeve të shkaktuara, raportohet për Elbasani plus se një bari ka qenë në pyll ditën e djeshme dhe nuk është kthyer në shtëpi.

Sipas informatave tona Adem Tahiri ka mbetur i bllokuar pasi “Lumi i Gostimës” ka marr urën që lidh Sopotin me Zavalinën.

Bariu Adem Tahiri ka mbetur gjithë natën në pyll, por ditën e sotme kanë shkuar në vendngjarje emergjencat civile të bashkisë Prrenjas dhe forcat e policisë së Prrenjasit si dhe një ambulancë e  spitalit. Kjo u konfirmua nga shefi emergjencave Nebi Muçaj.

Sipas deklaratave që ka dhënë vet bariu Adem Tahirit, Lumi i Gostimes i ka mbytur një pjesë të bagëtive.

Punonjësit e emergjencave të Prrenjasit, Tahirin e kanë dërguar në banesën e tij në Sopot dhe i kanë dërguar rroba dhe ushqime. Ai po mbahet nën kontrollin e mjekëve, pasi ka kaluar gjithë natën në gjendje të lagur.

14958426_10154018867735222_1465997901_n 14970847_10154018888820222_1239991847_o

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *